Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e Iker Casillasit në ndeshjen e parë për Los Blancos që nga muaji janar.
Kapiteni spanjoll luajti 45 minutat e para në ndeshjen ndaj Evertonit në kuadër të Guinness International Champions Cup dhe trajneri i tij është i lumtur me lojën e 32-vjeçarit.
“Mendoj se ai luajti mirë. Thuajse nuk pati punë për të bërë dhe nuk kishte probleme”, ka deklaruar strategu italian.
Ancelotti është shprehur i kënaqur në përgjithësi me lojtarët e tij duke thënë se janë në rrugë të mirë para fillimit të ndeshjeve zyrtare. /Telegrafi/